Prizren: Ndërpritet furnizimi me ujë përkohësisht në disa lagje

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Ndërpritet furnizimi me ujë përkohësisht në disa lagje

Kompania “Hidroregjioni Jugor” – Prizren,  ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme dhe furnizim të pjesshëm me ujë në disa pjesë të qytetit, njofton Gazeta e Prizrenit.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionet e pompimit Galeria 1 dhe Galeria 2.

Sipas njoftimit, nga kjo situatë pa ujë do të përkohësisht do të mbeten lagjet Kurillë, Bazhdarhane, Dardania, Nënkalaja, Tusuz, Tabakhane, Hoqamahalla, si dhe rrugët Pal Paluca dhe Janina, përfshirë zonën e Shatërvanit.

Hidroregjioni ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e furnizimit me ujë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit