Prizren: Një person plagoset me pistoletë në Caparc

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Një person plagoset me pistoletë në Caparc

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletë në fshatin Caparc të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë rastit janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Caparc, Prizren  10.10.2026-15:10. Raportohet se i dyshuari m/k ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, aksidentalisht ka plagosur vetën me pistoletën e të dyshuarit tjetër m/k. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit