Në Vërmicë sekuestrohen afro 27 mijë franga, dy persona shoqërohen në polici

- Gazeta e Prizrenit

Në Vërmicë sekuestrohen afro 27 mijë franga, dy persona shoqërohen në polici

Policia ka ndaluar dy persona në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore janë gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, gjatë patrullimit të policisë, kur zyrtarët kanë hasur në dy automjete, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të Shqipërisë.

Automjetet drejtoheshin nga dy meshkuj, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit