Kosova rrezikon ta humbasë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pasi, sipas deklaratës së publikuar, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale.
Në reagim thuhet se Prishtina është përzgjedhur për organizimin e këtij eventi sportiv dhe se tashmë janë hartuar masterplani, projektet dhe lokacionet përkatëse, të cilat janë votuar edhe në Asamblenë e Kryeqytetit, shkruan Indeksonline
Megjithatë, sipas deklaratës, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm i takon Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, të cilin, sipas reagimit, e udhëheq kryeministri Albin Kurti.
![]()
![]()