Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka thënë se lënia e lirë e terroristit serb, Milan Radojiciq nxit serbët e tjerë anembanë Ballkanit që të rrokin armët, për një Serbi të madhe.
Stojkoviq ka shkruar në X se madje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’iu jap imunitet serbëve që veprojnë kësisoj.
“Liria për Milan Radojicic është një mesazh që autoritetet në Beograd po ua dërgojnë serbëve anembanë Ballkanit: nëse merrni armët dhe filloni të vrisni për të realizuar ‘Deklaratën gjithëserbe’, Aleksandar Vuçiq do t’ju japë imunitet”, ka shkruar ai.
E sipas tij, kjo bëhet edhe më serioze kur presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik kërcënon me shkëputje nga Bosnja.
“Sot, kur Dodik kërcënon me shkëputje - ai mesazh jehon!”, ka përfunduar ai.