Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Lulzim Huta, Suharekë  24.07.2024, 13:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjare ka shtënë me dy armë zjarri për të cilat posedon leje përkatëse. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Read it all at Gazeta e Prizrenit