Digjen dy automjete të komunës së Zveçanit

- Bota Sot

Digjen dy automjete të komunës së Zveçanit

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasmesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

“Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet”, ka thënë Elshani.



Read it all at Bota Sot