BSPK-ja kërkon nga qeveria të nisë dialogun social dhe të dëgjojë zërin e sindikatave

- Gazeta e Prizrenit

BSPK-ja kërkon nga qeveria të nisë dialogun social dhe të dëgjojë zërin e sindikatave
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka përkujtuar grevën e 3 shtatorit të vitit 1990, kur shqiptarët e Kosovës u bashkuan kundër masave shtypëse të regjimit serb. E teksa ka përkujtuar grevën e shtatorit të vitit 1990, BSPK-ja ka thënë se as sot kur gëzojmë lirinë, mirëqenia ekonomike e sociale e puntorëve nuk është në nivelin e duhur. Ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë, që të nisë një dialog të mirfilltë social dhe ta dëgjojë dhe zërin e sindikatave.
“Sot jemi në demokraci dhe gëzojmë lirinë e kemi pavarësinë, po mirëqenia ekonomiko sociale e punëtorëve nuk është e duhura. Dhe përkitazi me këtë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin e vet Social – Qeverinë të nisë dialogun e mirëfilltë social duke e konstituar Këshillin Ekonomiko Social dhe duke e nënshkruar Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive po edhe duke e dëgjuar zërin e sindikatave”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Njoftimi i plotë:

Sot përkujtojmë Grevën e Madhe të 3 shtatorit 1990 kur shqiptarët e Kosovës u bashkuan kundër masave shtypëse të regjimit serb. Greva e Madhe e 3 shtatorit 1990 e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shënoi momentin e rëndësishëm në luftën për autonomi dhe të drejta njerëzore në rajon.

Greva e Madhe e 3 shtatorit 1990 i tregoi botës se si duhen mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe se si duhet kundërvënë masave shtypëse në mënyrë paqësore. Ishte kjo para 34 vjetësh dhe roli i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK ishte i rëndësisë së

veçantë në organizimin e kësaj greve.

Me 3 shtator 1990, BSPK mobilizoi punëtorët dhe qytetarët për të marrë pjesë në grevë po edhe në protesta gjithandej Kosovës, duke theksuar rëndësinë e rezistencës paqësore dhe kërkesën për rikthimin e autonomisë së Kosovës.

E veçanta e Grevës së Madhe të 3 shtatorit 1990 ishte se përfshiu punëtorë, studentë dhe qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë; ishte tejet paqësore dhe hodhi kërkesën për kthimin e autonomisë së Kosovës dhe doli në mbrojtjen e institucioneve kulturore dhe arsimore
shqiptare.

Kjo ndodhi para 34 vjetësh kur të gjithë shqiptarët u bënë bashkë kundër regjimit fashist e gjenocidial serb.

Sot jemi në demokraci dhe gëzojmë lirinë e kemi pavarësinë, po mirëqenia ekonomiko sociale e punëtorëve nuk është e duhura. Dhe përkitazi me këtë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin e vet Social – Qeverinë të nisë dialogun e mirëfilltë
social duke e konstituar Këshillin Ekonomiko Social dhe duke e nënshkruar Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive po edhe duke e dëgjuar zërin e sindikatave.



Read it all at Gazeta e Prizrenit