Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë.
Sot, ai njoftoi se ishte në Pejë për një “aktivitet shumë të rëndësishëm kulturor”.
“I lumtur të merrja pjesë në Pejë në Takimin Letrar Ndërkombëtar “Azem Shkreli”, aktivitet shumë i rëndësishëm kulturor ku morën pjesë poetë nga të gjitha trevat shqiptare dhe të huaj”, shkroi Meta në një postim në Facebook.
“Me këtë rast pata kënaqësinë t’i dorëzoja çmimin “Bulëzat”, si poeti më i talentuar i ri, z.Rijad Berisha me “Aortë Jete””, shtoi ai.
Meta shkroi se “promovimi i letërsisë, kulturës dhe artit është një mundësi e shkëlqyer për forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe bashkimit mes shqiptarëve”.