Vuçiq takoi presidentin e Qipros, thotë se i ka dorëzuar një paketë masash për Kosovën

- Bota Sot

Vuçiq takoi presidentin e Qipros, thotë se i ka dorëzuar një paketë masash për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur takim me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulidis dhe sipas tij ai është veçanërisht i interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

”Ne ia shpjeguam dhe i thamë se çfarë është situata, i kemi dorëzuar një paketë masash që po ndërmerr Serbia”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Ai shtoi se u diskutua edhe për rrugën e Serbisë në BE dhe bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat.

”Kemi biseduar për shfrytëzimin e përbashkët të ambienteve të ambasadave tona në kontinentin afrikan, në mënyrë që të kemi mbulim më të madh”.

Tutje ai tha se ka pasur një bisedë serioze edhe me presidentin kenian, vizitën e të cilit në Beograd e pret së shpejti, e cila, shton ai, do t’i çojë Serbisë rritje të prurjeve në kontinentin afrikan.

Vuçiq tha gjithashtu se ka pasur një bisedë edhe me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

”Ne nuk pajtohemi për gjithçka në lidhje me Kosovën, por presim një vizitë të rëndësishme të tij në muajt në vijim, sepse kemi shumë interesa të përbashkëta, në radhë të parë ekonomike dhe duhet t’i zgjidhim të gjitha problemet në frymë miqësore”.

”Besoj se do t’ia dalim”, tha Vuçiq.



Read it all at Bota Sot