Ambasada e SHBA-së në Zagreb ka bërë të ditur se në Kroaci do të mbahet konferenca rajonale e Shefave të Misioneve të SHBA-së.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ambasadorët e SHBA në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.
“Kënaqësi të mirëpres kolegët e mi të nderuar nga Shqipëria, BeH, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në Zagreb për konferencën rajonale të Shefave të Misioneve.
Në pritje të diskutimeve produktive në Ambasadën e Kroacisë”, thuhet në njoftim.