Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq tha se Banjska nuk duhej të ndodhte, por se “Serbia nuk duhet të pranojë narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Prishtina ngjarjen”.
Vuçeviq tha se Banjska nuk ndodhi vetvetiu, por se ishte një reagim ndaj një sërë lëvizjesh të autoriteteve të Prishtinës – “nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve”.
“Nuk ishte koha e lulëzimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë, kështu që dikush u bë përtac dhe bëri atë që ndodhi”, tha dje Vuçeviq për TV Prva.
Vuçeviq ka thënë se brenda një viti një numër i madh i njerëzve janë larguar nga Kosova, duke thënë se ndaj tyre është bërë presion dhe se ka frikë se kjo do të vazhdojë.
Ai shtoi se është turp për ata që duhet ta mbajnë situatën nën kontroll, duke iu referuar ndërkombëtarëve.