“Kurti vrapoi e kërcënoi deputetët për Kodin Civil, falë Zotit nuk u bë”, Përfaqësuesit Koalicionit për Familjen: Pragu s’është problem për ne

- Bota Sot

“Kurti vrapoi e kërcënoi deputetët për Kodin Civil, falë Zotit nuk u bë”, Përfaqësuesit Koalicionit për Familjen: Pragu s’është problem për ne

Amir Ahmeti nga “Lista Familja”, tha se kryeministri Kurti ka tentuar me zor për ta bërë Kodin Civil, duke i kërcënu edhe deputetët.

“Ky Kryeministër është mundu me zor, duke vrapu e duke i kërcënu edhe deputetët për me arritë këtë Kodin për të cilin është mundu, por falë Zotit nuk është arritë të bëhet. Pra kemi probleme të mëdha politike e ekonomike saqë kryeministri po merret me disa çështje shumë sekondare”, tha Ahmeti.

Ndërsa sipas përfaqësuesve të Listës Familja, ata nuk e kanë problem ta kalojnë pragun zgjedhor.

“Pritjet tona janë që kemi me pas sukses, pragu tek ne nuk është duke u diskutu fare sepse e kemi një bindje që nuk do ta kemi problem pragun. Me 9 shkurt duket rezultati dhe është sovrani që do ta jap verdiktin final”, tha Erroll Venhari, pjesë e Listës Familja.



Read it all at Bota Sot