Viktimat e aksidentit në Prizren ndodheshin në veturë me targa të Bosnjes

- Gazeta e Prizrenit

Viktimat e aksidentit në Prizren ndodheshin në veturë me targa të Bosnjes

Është konfirmuar vdekja e dy personave në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy vetura njëra me targa të huaja dhe një kamion.

Siç njoftohet të vdekuri janë: Flurim Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallagaj, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se dy të vdekurit janë personat që gjendeshin në veturën me targa të huaja, përkatësisht nga Bosnja dhe janë të moshë së re.

“Dy persona kanë vdekur në kryesisht të moshës së re në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete njëra me targat e huaja dhe një kamion. Dy të vdekurit ndodheshin në automjetin me targa nga Bosnja. Po ashtu dy persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.



Read it all at Gazeta e Prizrenit