Është konfirmuar vdekja e dy personave në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy vetura njëra me targa të huaja dhe një kamion.
“Dy persona kanë vdekur në kryesisht të moshës së re në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete njëra me targat e huaja dhe një kamion. Dy të vdekurit ndodheshin në automjetin me targa nga Bosnja. Po ashtu dy persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.