Një i mitur plagos aksidentalisht vëllanë e mitur në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Një i mitur plagos aksidentalisht vëllanë e mitur në Suharekë

Policia njoftoi se një i mitur e ka plagosur aksidentalisht vëllain e tij në Suharekë.

Sipas raportit të PK-së, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit