Salah po shkon në Paris?

- Bota Sot

Salah po shkon në Paris?

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka vendosur të flasë mbi spekulimet e ditëve të fundit që lidhin yllin Mohamed Salah me klubin francez.

Egjiptiani në verë do të jetë lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë të transferohet me parametra zero.

Për të kanë shfaqur interes edhe Barcelona dhe disa klube arabe.

Duke folur për Sky Sports, Al-Khelaifi ka theksuar se spekulimet nuk kanë asnjë bazë, por pa harruar të shprehë lëvdatat e tij për sulmuesin anësor të Liverpool.

“Kjo nuk është e vërtetë. Salah është lojtar fantastik, por kurrë nuk e kemi konsideruar për merkaton.

E them sinqerisht. Patjetër që çdo klub do të donte ta kishte në skuadër”.



Read it all at Bota Sot