Të gatshëm

- Bota Sot

Të gatshëm

Kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit të Skuadrës së Gjilanit para duelit përballë Lirisë, i vlefshëm për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës.

"Me kohën e limituar nga ballafaqimi i fundit kampional, ‘kuqebardhët’ kanë mbajtur dy seanca stërvitore para takimit të radhës në program për Kupën e Kosovës.

E mërkurja është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës dhe shorti në këtë rund të garave ka caktuar Lirinë nga Prizreni për oponent.

Duke përjashtuar futbollistin Edison Kqiku, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit, pjesa tjetër e grupit do të jenë të gatshëm për këtë ballafaqim.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë zhvillohet më 4 dhjetor në stadiumin ndihmës sintetik në Gjilan nga ora 12:00", njodron SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot