Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren organizoi sonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët 2024”, ku siç thuhet kremtohen arritjet e sportistëve, artistëve dhe të rinjtë e suksesshëm gjatë këtij viti.
“Ky event i veçantë do të shërbejë si moment reflektimi për sukseset tona të përbashkëta, përkushtimin e lauretëve tanë dhe të gjithë atyre, që kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe begatimin ngjarjeve të ndryshme në qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunes.