Aktakuzë personit se drejtoi veturën i dehur dhe shkaktoi aksident ku mbeti i vdekur një i mitur në Korishë

- Gazeta e Prizrenit

Aktakuzë personit se drejtoi veturën i dehur dhe shkaktoi aksident ku mbeti i vdekur një i mitur në Korishë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., i cili ngarkohet se drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit dhe goditi dy të mitur, njëri prej të cilëve kishte ndërruar jetë.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur në gusht të këtij viti në Korishë të Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., me dt.24.08.2024, në Rr.”N…” në f.sh.Korishë – K.Prizren, ka drejtuar automjetin e tipit VW pasat, në ndikim të alokoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësin e lëvizjës së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë mënyrë nga inercioni i goditjes pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lëndimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit