Çela firmos me Besën e Kavajës

- Bota Sot

Çela firmos me Besën e Kavajës

Besa do të drejtohet nga një trajner i ri në pjesën e dytë të sezonit.

Nga kavajasit pas humbjes me Apoloninë është larguar Mirel Josa.

Ky i fundit zëvendësohet në stol nga Emiliano Çela, i cili largohet nga Kukësi dhe tashmë nga lufta për mbijetesë te gara për titullin kampion.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë për 1 vit e gjysmë, teksa bashkë me Çelën në Kavajë ka zbarkuar edhe Bekim Kuli. Pas Kukësit, Kuli do të vazhdojë të jetë ndihmësi i Çelës edhe te kavajasit.

Në këtë mënyrë mungon vetëm zyrtarizimi i Çelës dhe Kulit. Ndërkohë pjesë e stafit të tyre do të jenë edhe Fidaim Haxhiu dhe Ylli Teliti, të cilët do të qëndrojnë te Besa edhe pas largimit të Mirel Josës.

Aktualisht Besa pas 17 javësh kampionat ia ka dalë të grumbullojë 38 pikë, 1 më pak se Flamurtari dhe 3 më pak se Vora kryesuese.



Read it all at Bota Sot