Sulmuesi i Interit lë mënjanë modestinë

- Bota Sot

Sulmuesi i Interit lë mënjanë modestinë

Markus Turami ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur ndër të tjera edhe për Interin. Sulmuesi francez është shprehur se i konsideron zikaltrit një nga ekipet e frikshme të Europës.

Sipas tij, askush nuk është më superior karshi Interit.

“Do ta them hapur: kurrë nuk ka për të ndodhur që unë të lë Interin për të përfituar nga klauzola, për shkak të marrëdhënies që kam me të gjithë këtu. Shifra është e përcaktuar, por unë kurrë nuk do të jem i vetmi që do të zgjedhë.

Edhe nëse vjen diçka, gjithmonë do të ketë një diskutim me klubin.

Objektivat ekiporë? Nuk mund të zgjedh. Objektivi im është që t’i fitoj të 5 trofetë. E konsideroj Interin një nga super ekipet e mëdha në Europë. Ne jemi një ekip i frikshëm. Nuk shoh asnjë skuadër më të mirë se ne, as edhe një.

Janë 5-6 skuadra në Ligën e Kampionëve që janë më të forta se të tjerët dhe ne jemi në mesin e tyre”, ka deklaruar Markus Turami.



Read it all at Bota Sot