Serjan Repaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë. 24-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij si kapiten me Apoloninë në Kategorinë e Parë, për të nisur një të re në elitën e futbollit shqiptar.
Qendërmbrojtësi është goditja e parë e klubit shkodran për merkaton dimërore.
Repaj ka firmosur me shkodranët një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
"KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj.
Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.
Suksese me fanellën kuqeblu!", njofton KF Vllaznia.