Sulmuesi i Kombëtares me ekip të ri

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares me ekip të ri

Giacomo Vrioni nuk i ka shpëtuar merkatos së janarit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është larguar nga New England Revolution, por mbetet ende në MLS. Vrioni është bashkuar me ekipin kanadez të CF Montreal.

Kujtojmë që aventura e 26 vjeçarit nisi në Itali me Matelica, për të kaluar më pas te Sampdoria, Pistoiese, Venezia, Cittadella e deri te Juventus. Gjithashtu, Vrioni ka mbajtur veshur edhe fanellën e austriakëve të Tirol.

Ndërsa tashmë, sulmuesi që ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren shqiptare është gati për aventurën e re me Montreal. Në MLS, shqiptari ka zhvilluar 68 ndeshje, ku ka shënuar 16 gola e asistuar në 3 të tjerë.



Read it all at Bota Sot