Napoli bëhet gati t’i japë lamtumirën Kvaratskhelias

- Bota Sot

Napoli bëhet gati t’i japë lamtumirën Kvaratskhelias

Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, të cilat bëjnë thuajse të sigurt largimin e Kviça Kvaratskhelia nga Napoli me destinacion PSG-në.

Klubi francez e kërkonte që në verë dhe i kishte bërë një ofertë të parefuzueshme prej 11 milionë eurosh rrogë në vit. Lojtari gjeorgjian pranoi, por pastaj u frenua nga Konte i cili vuri veton që ta kishte të paktën edhe këtë sezon sulmuesin.

Me shpërthimin e Neres në radhët e Napolit, trajneri duket se ka pranuar sakrifikimin e Kvaratskhelias që në janar, meqë ai nuk ka ndër mend të rinovojë, duke bërë të qartë se me paratë e siguruar prej tij, mund të afrohen dy lojtarë të tjerë cilësorë.

Kësisoj, Napoli pret një ofertë prej 80-90 milionë eurosh, aq sa vlerëson yllin gjeorgjian, për t’i hapur rrugë transferimit të tij te PSG.



Read it all at Bota Sot