Shqiptari shënon në Angli por nuk e shmang disfatën e thellë

- Bota Sot

Shqiptari shënon në Angli por nuk e shmang disfatën e thellë

Fulhami bindës dhe pa telashe është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).

Skuadra e Fulhamit e ka deklasuar me rezultat 4:1 Watford-in. 

Mysafirët nuk ishin të denjë për ndonjë befasi në Londër.

Futbollisti shqiptar, Roko Vata, djali i legjendës, Rudit, përkundër që shënoi por nuk e shmang disfatën e thellë të skuadrës së tij.
Vata është zëvendësuar në minutën e 67-të.

Për vendasit shënuan Rodrigo Muniz (26), Jimenez  (49), Andersen (65) e Castagne (85) dhe për udhëtuesit Roko Vata (33). 

Watford është eliminuar nga garat e Kupës.



Read it all at Bota Sot