Fulhami bindës dhe pa telashe është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).
Skuadra e Fulhamit e ka deklasuar me rezultat 4:1 Watford-in.
Mysafirët nuk ishin të denjë për ndonjë befasi në Londër.
Futbollisti shqiptar, Roko Vata, djali i legjendës, Rudit, përkundër që shënoi por nuk e shmang disfatën e thellë të skuadrës së tij.
Vata është zëvendësuar në minutën e 67-të.
Për vendasit shënuan Rodrigo Muniz (26), Jimenez (49), Andersen (65) e Castagne (85) dhe për udhëtuesit Roko Vata (33).
Watford është eliminuar nga garat e Kupës.