Manchester City thuhet se është i interesuar të bëjë një lëvizje për Aurelien Tchouameni, i cili kohët e fundit jepet drejt largimit nga Real Madridin.
Tchouameni, 24 vjeç, është bërë një nga mesfushorët më të mirë që kur u transferua te Los Blancos nga Monaco për 60 milionë euro fillestare në 2022.
Ai ka ndihmuar skuadrën e Carlo Ancelottit të ngrejë tetë trofe, përfshirë një titull të La Liga-s.
Tani, sipas Football Insider, Manchester City ka vënë në dispozicion fonde për menaxherin Pep Guardiola për të shtuar Tchouameni në radhët e tyre këtë muaj.
Ata janë të prirë për të nënshkruar me lojtarin për shkak të mungesës së zgjatur të Rodrit nga ekipi.
Tchouameni, i cili ka qenë një objektiv afatgjatë i Liverpool-it, dyshohet se mund të vendosë të largohet nga Real Madrid në të ardhmen e afërt.