Carlo Ancelotti kishte shpresa pas kartonit të kuq: Mendova se po rikthehemi!
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media pas humbjes turpëruse nga Barcelona në finalen e Superkupës më shifrat 5:2.
Skuadra e tij ishte me një lojtar më shumë në fushë nga minuta e 60’të, pasi portieri Szczesny u ndëshkua me të kuq.
Pikërisht në këtë moment, trajneri italian paska menduar se skuadra e tij mund të rikthehet.
“Kur Barcelona e mori të kuqin, mendova se po rikthehemi”, u shpreh Carlo Ancelotti
Trajneri italian gjithashtu tha se vetëm Kylian Mbappe ishte i mirë sonte në “El Classico”.
“E vetmja gjë e mirë në këtë ndeshje ishte Kylian Mbappe”, vazhdoi tutje tekniku italian.