Inzaghi i mbyll gojën kritikëve dhe merr në mbrojtje lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Inzaghi i mbyll gojën kritikëve dhe merr në mbrojtje lojtarin shqiptar

Simone Inzaghi i ka dalë në mbrojtje Kristjan Asllanit pas kritikave të shumta që vërshuan drejt tij pas humbjes në Superkupën e Italisë.

Trajneri i Interit ka thënë për mediat se mesfushori shqiptar u keqtrajtua nga opinion sportiv, por theksoi faktin se ishte një faull i pavërshëllyer ndaj tij ai që hapi finalen e Superkupës. Sa i përket ndeshjes së sotme kundër Venecias,

Inzagi është shprehur se Asllani ka luajtur shumë mirë në fushën e lojës.

“Kaq shumë i keqtrajtuari Asllani vuajti një faull të dukshëm nga Morata dhe kështu u rihap Superkupa.

Asllani u kritikua menjëherë për atë gol që pësuam, kur ai mori një goditje dhe kishte një faull të pastër që nuk u vërshëllye. Sot Asllani ishte shumë mirë”, ka deklaruar Simone Inzaghi.



Read it all at Bota Sot