I njëjti lojtar që sot kërkon të arratiset për të përqafuar Romën është i njëjti që dje thoshte se në Milano kishte gjetur vendin e duhur dhe skuadrën perfekte. Kohët ndryshojnë, qëndrimi në pankinë peshon shumë.
Davide Fratezi është lojtari i Interit që nuk po e suporton dot më qëndrimin në stol dhe s’po e gjen dot rrugën për të qenë në formacionin bazë të Inzagit. Për këtë arsye kërkon që të rikthehet në qytetin e tij të lindjes. Interi pagoi 33 milionë euro një vit e gjysmë më parë, por nuk ka ndërmend që të bëjë ulje, Përkundrazi kërkon 45 milionë euro nga shitja e tij.
Nëse nga njëra anë zikaltrit kanë vendosur çmimin 45 milionë euro, sepse edhe dëmtimet kanë ndikuar në këtë histori.
Në anën tjetër Roma e do lojtarin, por nuk ka ndërmend që të shpenzojë kaq shumë. Futbollisti ka bërë me dije që kërkon të largohet dhe duket se vendimtare ishte ndeshja me Komon.
Pavarësisht se Nikolo Barela nuk ishte në formë optimale dhe vinte nga dëmtimi, trajneri Inzagi e preferoi atë në krahasim me Fratezin.
Kjo gjë i la të kuptonte këtij të fundit që nuk është aspak i preferuar i trajnerit dhe për këtë arsye kërkoi largimin. Mirëpo Interi në këto moment është duke kaluar një moment shumë delikat në repartin e mesfushës dhe dëmtimet e shumta bëjnë që të mos ketë shumë besim në merkaton e janarit.
Mund të vijë një lojtar që i duhet shumë kohë të kuptojë idenë e Inzagit dhe skuadra zikaltër është duke luajtur për objektiva madhorë.