Arsenali më i mirë në derbin e Londrës, duke e mundur me rezultat 2:1 Tottenhamin, në takimin e javës së 21-të të Premier League.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Të gjitha golat u realizuan në pjesën e parë.
Për Arsenalin realizuan Solanke (40 - autogol), Trossard (44) dhe për udhëtuesit Son Heung-Min (25).
Arsenali renditet në vend të dytë me 43 pikë, ka një ndeshje më shumë dhe 4 pikë më pak se lideri Liverpooli.
Tottenham nuk qëndron mirë duke u renditur në pozitën e 13-të me 24 pikë.