Tirana – Egnatia është një nga ndeshjet e javës së 21-të të Superiores, përballje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Arenën Kombëtare”.
Një duel shumë i rëndësishëm sidomos për bardheblutë që do të synojnë vetëm fitoren në shtëpinë e tyre.
Në fakt për kryeqytetasit skuadra e Egnatias është mjaft “fatsjellëse”.
Kjo pasi STATISTIKAT e përballjevce direkte mes tyre flasin në favor të ekipit të Gugash Maganit.
Në 19 duele direkte mes tyre në të kaluarën, 3 javë fituaar nga kampionët aktuale,po kaq ndeshje kanë përfunduar në barazim. Ndërkohë 13 takime kanë përfunduar në favorin e “djemve” të Maganit.
Kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë në portën e rrogozhinasve 30 gola, ndërsa kampionët aktualë kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm në 12 raste. Kujtojmë se një nga 3 ndeshjet që ka fituar skuadra e Edlir tetovës ndaj Tiranës është në këtë sezon, ku rrogozhinasit triumfuan 1-0 në duelin e fazës së dytë. Ndërkohë ndeshja e fazës së parë është mbyllur mes tyre në barazim 1-1.