Fati drejt Italisë, e kërkon Fabregas te Como

- Bota Sot

Fati drejt Italisë, e kërkon Fabregas te Como

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Spanja dhe ka si protagonist Comon e Cesc Fabregas.

Sipas gazetës katalanase El Nacional, klubi nga Komo synon Ansu Fatin e Barcelonës për këtë sesion të merkatos dimërore.

Një operacion jo i thjeshtë për shkak të kostove dhe vlerës së lojtarit, por hapësira shumë e vogël që vetë Ansu Fati po gjen me fanellën e Barçës mund të shtyjë klubin blaugrana dhe vetë lojtarin të vlerësojnë mundësinë.

Në fakt, drejtuesit katalanas do ta gjykonin pozitivisht një eksperiencë huazimi për lojtarin, me filozofinë e futbollit të Fabregas që do ta vendoste atë në kushtet më të mira për tu shprehur.

Këtë sezon lojtari ka grumbulluar gjithsej 8 paraqitje me fanellën e Barcelonës, pa gola apo asistime në meritë të tij dhe për vetëm 186 minuta në total.



Read it all at Bota Sot