Mirel Josa, emër i njohur në futbollin e Kosovës, pasi që për shumë vite kishte drejtuar Prishtinën.
Josa pas një kohe rikthehet në Kosovë, tani është emëruar kryetrajner i Vëllaznimit të Kosovës.
Skuadra me renome ka ambicie të mëdha, synon rikthimin në Superligë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.
Mirel Josa:
5x Kampion i Shqipërisë
2x Fitues i Kupës së Shqipërisë
2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë
1x Fitues i Kupës së Kosovës
Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina”, njofton FC Vëllaznimi.
Vëllaznimi renditet më vend të dytë me 27 pikë e ka 4 pikë më pak se lideri Drenica në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.