Çmenduria në Francë, ekipi amator eliminoi Lyonin nga Kupa

- Bota Sot

Çmenduria në Francë, ekipi amator eliminoi Lyonin nga Kupa

Skuadra amatore e kategorisë së pestë franceze, Bourgoin Jallieu eliminoi pas penalltisë Lyonin e Ligue 1 nga Kupa e Francës.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në shifrat 2:2. Heroi ishte portieri Ronan Jay, i cili priti dy penallti në ruletën ruse. Bourgoin Jallieu luan në ligën National 2, niveli i pestë i futbollit francez, por ata nuk kishin frikë nga Lyoni dhe në fund fituan 4:2 nga penalltitë.

I gjithë stadiumi ishte në dëlir, tifozët vrapuan në fushë. Bourgoin është një klub nga një qytet i vogël sa një lagje e Tiranës, me një popullsi prej 29.000 banorësh.

Disa media franceze shkruajnë se rrugët në qytet ishin të bllokuara nga festimi, dhe restorantet dhe baret aty pranë ishin të hapura gjithë natën dhe shërbimi ishte falas. Një ditë që do të mbahet mend përgjithmonë nga ky klub amator ndërsa vazhdon ecurinë e tij në Coupe de France.



Read it all at Bota Sot