Futbolli shqiptar dhe në veçanti ai shkodran humbi ditën e djeshme një nga legjendat e saj. Sabah Bizi u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.
Të shumtë ishin ata që reaguan mbi këtë humbje të madhe të sportit shqiptar, duke ngushëlluar me fjalë të ndiera.
Ndërkohë që trajneri shkodran, Edi Martini ka bërë një reagim krejtësisht ndryshe.
Tekniku që aktualisht drejton Teutën në Superiore i bën thirrje publike kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet becit që stadiumi “Loro Boriçi” të ndryshohet dhe të marrë emrin e Sabah Bizit.
Një veprim ky që i përngjan atij të Napolit, të cilët i vendosën stadiumit emrim e të madhit Diego Maradona.