Myrto Uzuni është shumë pranë largimit nga Granada.
Në Spanjë e kanë bërë “zyrtare” se shqiptari nuk do të jetë më pjesë e ekipit spanjoll, ndërsa trajneri dhe drejtori sportiv janë duke folur për të si një pjesë e së kaluarës.
Kështu sulmuesi i Kombëtares do të shkojë në MLS, te Austin.
Kjo skuadër zuri vendin e 10 mes 14 ekipeve në sezonin e shkuar.
Aktualisht janë disa miqësore përgatitore për Ausin përpara se të fillojë sezonin e ri në 23 shkurt.
Ndërkohë Uzuni do të jetë menjëherë lojtari më i shtrenjtë i kësaj skuadre.
Vlera e shqiptarit shkon në 10 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë i Austin deri tani sipas Transfermarkt shkon në 6 milionë euro.