Nuk kanë fund spekulimet për destinacionin e radhës të futbollistit Elif Elmas.
Lojtari është në rrugëdalje nga Red Bull Leipzig, klubi i tij aktual, i cili as nuk e ka përfshirë në formacion në ndeshjet e fundit.
Ndër klubet që përmenden si të interesuara për Elmasin, përveç Fiorentinës, janë edhe Napoli, Fenerbahce dhe Valencia.
“Athletic” ka bërë të ditur se klubi nga Mestalla, është i interesuar që ta sjellë Elmasin dhe ta përforcojë këtë dimër me një lojtar që do ta ndihmojë klubin të shpëtojë nga rënia.