Solskjaer debuton me Muçin si titullar përballë Samsunspori

- Bota Sot

Solskjaer debuton me Muçin si titullar përballë Samsunspori

Erenest Muçi pritet që të jetë titullar në ndeshjen delikate që do të ketë sot Beshiktashi përballë Samsunspor.

Sipas medieve turke Muçi nis nga minuta e parë këtë takim pranë Rafa Silvës dhe Rashicës, të cilët do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Çiro Imobilen.

Ndeshja, e cila është në program sot në orën 17:00, do të jetë e para për Ole Gunar Solskjaer si trajneri i bardhezinjve.

Ekipi i Muçit në 18 takime ka grumbulluar 30 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë ndërsa Samsunspor në 18 takime ka grumbulluar 36 pikë duke u renditur në vendin e tretë.



Read it all at Bota Sot