Skuadra e Llapit sot zhvilloi miqësoren e parë në vitin 2025 dhe pësoi humbje nga Fushë Kosova.
Fushë Kosova fitoi me shifrat 2:1.
Golin për Llapin e shënoi Ardit Tahiri, pas një asisti nga Ilir Blakçorri.
Informacionin për golashënuesit e Fushë Kosovës nuk i kemi ende*
Për shkak të disa shqetësimeve fizike, portieri Vokli Laroshi dhe mesfushorët Ergyn Ahmeti e Besar Musolli nuk u paraqitën në këtë ndeshje.
Trajneri Tahir Batatina e nisi ndeshjen me këtë përbërje:
Marijan Coric – Diar Vokrri, Granit Jashari, Landrit Rama, Ilir Blakçori – Hamdi Namani, Arbnor Ramadani, Blend Baftiu, Elvir Gashijani, Valmir Veliu – Ardit Tahiri.
Kjo ndeshje paraprin katër ndeshjet e tjera miqësore që ekipi i Llapit do t’i zhvillojë në Antalya.