Vetëm pak ditë pas ndarjes nja jetë të legjendës së futbollit shkodran, Sabah Bizi, klubi kuqeblu i ka dërguar një kërkesë Këshillit Bashkiak të Shkodrës për emërtimin e katër tribunave të stadiumit ‘Loro Boriçi’ me emrat e ikonave të kësaj skuadre: Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.
Rragami është ndarë nga jeta më shumë se dy vite më parë, ndërsa Medin Zhega ndërroi jetë në vitin 2012, në moshën 66-vjeçare, si pasojë e një aksidenti në banesën e tij, në Toronto të Kanadasë, nga i cili nuk e mori veten pasi ra në koma.
Postimi i klubit të Vllaznisë:
“Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak Shkodër me kërkesën për emërtimin e katër tribunave të stadiumit "Loro Boriçi" me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar: Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.
Një kërkesë kjo si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë prej tyre për klubin tonë dhe futbollin shqiptar në tërësi.”