Një ditë tjetër, një tjetër gol i Mohamed Salah dhe një tjetër fitore e Liverpool-it. Sulmuesi egjiptian tani ka shënuar tre gola në Champions League këtë sezon dhe 22 në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Goli i tij i fundit e vendosi Liverpoolin drejt fitores kundër Lille dhe sigurimin e vendit të tyre në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Ky ishte goli i tij i 50-të në Evropë për Liverpool-in – me 44 që erdhën në Champions League, pesë në Europa League sezonin e kaluar dhe një në kualifikimet e Champions League.
Goditja e tij e fundit e zgjeron rekordin e tij si golashënuesi kryesor evropian i klubit dhe ai tani ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve në Anfield, përcjellë KosovaPress.
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 18 gola në 15 paraqitje në Anfield këtë sezon (10 gola, tetë asistime në të gjitha garat).