Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja

- Bota Sot

Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja

Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja!

Tashmë është zyrtare, mesfushori i talentuar Jordi Jaku, i cili ka spikatur në radhët e Tiranës, është zyrtarisht një futbollist i Bolonjës.

Mesfushori 18-vjeçar i cili kishte luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të bardhebluve në Superiore në sezonin e kaluar dhe këtë aktual, tani është bërë pjesë e ekipit të të rinjve të klubit të Serisë A që e ka prezantuar atë zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Ekipi i të rinjve të saj luante sot ndaj Xhenoas dhe futbollisti shqiptar është federuar në kohë për të qenë në gatishmëri me klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.



Read it all at Bota Sot