Ernest Muçi luajti titullar me Besiktas në sfidën ndaj Athletic Bilbao, takim i vlefshëm për raundine 7-të të Europa League dhe që përfundoi në favorin e trqve 4-1. Një nga lojtarët më protagonist në fushën e lojës ishte sulmuesi shqiptar, i cili bëri një ndeshje pozitive.
Pikërisht ish-futbollisti i Tiranës ka përfunduar në radarin e gjigandëve anglezë.
Sipas mediave në Turqi bëhet me dije se për të ndjekur nga afër Muçin, në shkallët e stadiumit kishte skaut nga skuadra e Chelsea.
“Blutë” e Londrës po ndjekin shqiptarin, i cili siç duket iu ka “rrëmbyer” vëmendjen. Një operacion që pritet të marrë formë në ditët në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muçit.