Partizani në këtë merkato janari ka shitur lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Drejtuesit janë munduar që për secilin prej tyre të gjejnë një zëvendësues.
Kryeqytetasit kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Christian Mba.
Drejtuesit kanë arritur akordin me një nigerian, i cili luan si qendërsulmues.
Bëhet fjalë për Blessing Eleke. 28-vjeçari aktualisht është pa njjë ekip dhe kalimi në Superiore duket destinacioni i ti i radhës.
Nigeriani ka një karrierë relativisht të pasur, pasi ka luajtur për ekipe të njohura në Europë si Luzern, NK Olimpija apo Gorica.
Transferimi i tij në kryeqytet do të përforconte repartin e sulmit dhe do të “qetësonte” Aleksandar Veselinovic, i cili do të kishte një sulmues ku të mbështetej për pjesën tjetër të këtij sezoni.