Kush e di nëse dhe si do të prezantohet para tifozëve të Napolit

- Bota Sot

Kush e di nëse dhe si do të prezantohet para tifozëve të Napolit

“Unë luaj me Messin, por CR7 më lumturon”.

Nëse do t’i kërkonit Alejandro Garnacho të prezantohej me pak fjalë, sulmuesi biond i Manchester United ndoshta do të përgjigjej kështu.

Kush e di nëse dhe si do të prezantohet para tifozëve të Napolit…

Vetëm një gjë është e sigurt sot: lojtari i lindur në vitin 2004 është zgjedhja e parë e Antonio Conte për të mbushur boshllëkun e madh të lënë nga largimi i Kvaratskhelia.

I rritur në sistemin e të rinjve të Atletico Madridit, Garnacho u transferua te Manchester United në vitin 2015. Ishte Cristiano Ronaldo, i pari që krijoi bujë rreth emrit të tij, duke i dhënë topin e ndeshjes së “hat-trick” kundër Norwich në prill 2022. Në këmbim, portugezi mori vlerësimin e fansit të tij përmes rrjeteve sociale. “Më i madhi i të gjitha kohërave”, – shkroi Garnacho si diciturë për atë foto të publikuar me krenari të skajshme.

“Nuk ke luajtur ende me Messin”, – ishte përgjigja e bashkatdhetarit të tij, Sergio Kun Aguero.

E thënë kjo herët, sepse pasi pushtoi skuadrën e parë të “Djajve të Kuq” me gola, lojëra dhe festime spektakolare (të gjithë e kujtojnë atë goditje të jashtëzakonshme ajrore kundër Evertonit), talenti i lindur në Madrid ka fituar edhe fanellën e Albiceleste.

Gjithçka është shumë e bukur, por Manchester United i Amorim sot duket se ka plane të tjera. Garnacho, simboli i dualizmit të përjetshëm mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, mund të bëhet edhe më i madh në stadiumin që mban emrin e një tjetër bashkatdhetari të tij të madh, Maradona.



Read it all at Bota Sot