Derbi anglez

- Bota Sot

Derbi anglez

Çelsi është pa fitore në 10 ndeshje të kampionatit dhe kupës kundër Mançester Sitit, që kur i mposhti tre herë në hapësirën e gjashtë javëve në vitin 2021: në gjysmëfinalet e Kupës FA, Premier Ligës dhe finalen e Champions-it (2 barazime, 8 humbje).

– E vetmja ndeshje pa pësuar e londinezëve në 16 ndeshjet e tyre të mëparshme të kampionatit në “Etihad Stadium” ishte një fitore 1-0 në shkurt 2014.

– Të dyja përballjet e sezonit të kaluar në kampionat përfunduan me barazim, por asnjë nga 16 takimet e fundit në të gjitha kompeticionet nuk ka përfunduar pa gola.

– Kampionët në fuqi kanë fituar 10 pikë nga 12 të fundit në dispozicion, duke shënuar gjithsej 14 gola, një më shumë se në 11 ndeshjet e tyre të mëparshme në ligë.

– Humbja e mesjavës me PSG-në ishte hera e parë që nga maji 2021 që ata u mundën në një ndeshje pasi kryesonin me dy gola diferencë.

– Siti nuk ka arritur të fitojë në nëntë ndeshje të kampionatit dhe kupës në të cilat ka kryesuar këtë sezon (5 fitore, 4 humbje), më shumë se çdo ekip tjetër i Premier Ligës.

– Skuadra e Pep Guardiolas ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura menjëherë pas një ndeshjeje evropiane në mesjavë.

– Kevin de Bryjne ka shënuar pesë gola në kampionat kundër Çelsit dhe e vetmja skuadër ndaj të cilës ka një rekord më të mirë është Arsenali, me tetë gola.

– Fill Foden, i cili ka shënuar pesë gola në tre paraqitjet e tij të fundit në Premier Ligë, do të kërkojë që të shënojë në katër ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë.

– Nëse Riko Ljuis bën paraqitjen e tij të 50-të në Premier Ligë në këtë ndeshje, në moshën 20 vjeç e 65 ditë, ai do të bëhej lojtari i dytë më i ri i Mançester Sitit që arrin pikën historike, pas Mikah Riçardsit, i cili e bëri këtë në moshën 19-vjeçare në 2007.



Read it all at Bota Sot