Crespo befason

- Bota Sot

Crespo befason

Hernan Crespo, i cili ka veshur fanellën e Milanit në vitet 2004-2005 dhe ka shënuar 17 gola në 40 ndeshje, ka folur për “Gazzetta dello Sport” rreth mundësisë që kuqezinjtë të nënshkruajnë me sulmuesin e Feyenoord, Gimenez.

Ai e ka cilësuar këtë lojtar si shumë interesant, një nga sulmuesit që është duke bërë mirë në “Eredivisie” dhe në kompeticionet europiane, duke përfshirë dhe dopietën e tij kundër Bayern Munich.

“Për mendimin tim, është një sulmues që e ka tashmë nivelin për t’u transferuar në një kampionat të madh si Serie A, – ka thënë Crespo. – Ai është shumë i aftë ta menaxhojë kohën e pasimeve të thella.

Po kështu, është shumë i mirë në lëvizjen e tij për t’u liruar nga mbrojtësit, është shumë i fortë me kokë dhe nuk heziton të luftojë për ta fituar topin.

Nga ana tjetër, ka një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, sidomos në gjuajtjet afër portës, por edhe nga distanca. Edhe pse duhet të përmirësohet me këmbën e djathtë, ky është një detaj që mund të rregullohet”.

Crespo ka theksuar gjithashtu përfitimet që Milani mund të ketë nëse ky transferim do të realizohej:

“Në këtë moment, në skuadrën e Milanit nuk shoh një sulmues me këto cilësi. Morata është një lloj tjetër sulmuesi, që preferon të lidhet me lojtarët e tjerë dhe përfshihet në krijimin e lojës. Abraham është një finalizues, ndërsa Gimenez i përmbledh të dyja këto cilësi: merr pjesë në manovrën e skuadrës, krijon hapësira dhe shënon gola. Për më tepër, ai ka një eksperiencë ndërkombëtare mjaft të mirë”.



Read it all at Bota Sot