Futbollisti nga Kosova  i dhuron fitoren skuadrës turke

- Bota Sot

Futbollisti nga Kosova  i dhuron fitoren skuadrës turke

Duel i çmendur me plot 9 gola të shënuar mes Alaniasporit dhe Basaksehirit, që përfundoi me shifrat 5:4.

Protagonist në këtë përballje u bë edhe futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili shënoi golin e pestë për Alaniasporin, i cili ishte dhe goli i fitores. 

Hadërgjonaj shënoi në minutën e 90-të të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.  

Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit shqiptar të Kosovës në Superligën turke me fanellën e Alaniasporit këtë edicion. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe dy asiste në 20 ndeshje.



Read it all at Bota Sot